Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e kësaj të diele “Mesopotam Agrotourism Resort”, përgjatë rrugës Sarandë–Syri i Kaltër, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë rreth orës 05:30 dhe kanë përfshirë resortin, i cili raportohet se është shkrumbuar tërësisht.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Pritet që këqyrja e vendngjarjes dhe veprimet hetimore të përcaktojnë pikën e nisjes së flakëve dhe shkakun e tyre.
“Mesopotam Agrotourism Resort” ishte një investim turistik i realizuar rreth tre vite më parë në zonën e Mesopotamit dhe ishte kthyer në një pikë të njohur përgjatë aksit që lidh Sarandën me Syrin e Kaltër.
Zjarri në Mesopotam vjen në të njëjtin mëngjes me një tjetër ngjarje të rëndë në Vlorë, ku flakët përfshinë një hotel në zonën e Lungomares.
Nga zjarri në Vlorë mbetën të lënduar gjashtë persona. Pesë prej tyre u transportuan drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, ndërsa dy nga të dëmtuarit kanë pësuar djegie të konsiderueshme.
©ZëriOnline


