I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla

Date:

Share post:

Arrestohet i shumëkërkuari i policisë Ylli Zalla. Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Zalla dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, akuza të cilat nuk u zbardhën asnjëherë.

Ju rikujtojmë se ditën e djeshme, Ylli Zalla ka reaguar pas shpërthimit me tritol që shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesën e tij në fshatin Zall të Fushë-Krujës.

Përmes një videoje, ai ka mohuar pretendimet se mund ta ketë inskenuar vetë ngjarjen me qëllim përfitimin e azilit politik, ndërsa ka ngritur akuza ndaj Policisë dhe grupeve kriminale.

Zalla, i cili rezulton në kërkim në lidhje me atentatin e Rinasit, është shfaqur pranë banesës së dëmtuar pas shpërthimit.

“Unë Ylli Zalla në nëntor 2025 vjen Policia e Shtetit më akuzon për lidhjen e Rinasit. Hyjnë makina, dalin makina. Pa ekspertizë e pa asnjë lloj prove më ngatërrojnë me bandat. Kalojnë disa muaj dhe gjejnë armatim, Ylli Zalla s’ka armatim. Pas kësaj, në qershor 2026, në datën 22 më vijnë Policia e Shtetit pas shtëpie me më vra vdek e në tokë. Unë jam hallexhi, kam fëmijët pa bukë. Ja çfarë më ka bërë mua Policia e Shtetit. Unë dyshoj te Policia dhe bandat. Gazetarët flasin kot, thonë kërkon azil. Unë nuk kërkoj azil, nuk largohem nga prona ime”, tha Zalla

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...

Gjilan/65-vjeçari dyshohet se vrau djalin 27-vjeçar dhe nipin foshnjë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u...