Ndahet nga jeta aktorja dhe moderatorja Rezana Çeliku

Date:

Share post:

Është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare, Rezana Çeliku, një prej figurave të njohura të artit, kinematografisë dhe televizionit shqiptar, e cila u bë e njohur për publikun veçanërisht gjatë viteve ’70 dhe ’80.

Çeliku u përfshi në botën e kinematografisë dhe spektaklit pothuajse rastësisht. Edhe pse nuk kishte ndjekur një formim profesional për aktrim, ajo tërhoqi vëmendjen e regjisorëve falë pamjes, natyrshmërisë dhe mënyrës së saj të komunikimit. Më herët, ajo ishte shfaqur edhe si prezantuese e disa festivaleve rinore në Televizionin Shqiptar.

Gjatë karrierës së saj në kinematografi, Rezana Çeliku interpretoi në disa produksione të njohura të asaj periudhe. Ndër rolet më të spikatura ishte ai i një partizaneje në filmin “Ata ishin katër”, me regji të Kujtim Çashkut, si dhe roli i mësueses në filmin “Shokë të një skuadre”.

Në vitin 1989, ajo u shfaq në filmin “Një djalë dhe një vajzë”, ku interpretoi rolin e një centralisteje. Personazhi i saj, i përfshirë në një marrëdhënie me një djalë më të ri, ishte një rol jo i zakonshëm për kohën dhe ngjalli diskutime te publiku. Ky do të ishte edhe interpretimi i saj i fundit në kinematografi.

Pas largimit nga aktrimi dhe nga puna si mësuese në zonat rurale të Tiranës, Çeliku vijoi studimet dhe u diplomua në Ekonomi dhe Juridik. Më pas ndërtoi një karrierë në administratën publike, ku për vite me radhë punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Publikun në Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë të saj, ajo kishte treguar se kishte zgjedhur të qëndronte e pamartuar dhe se një prej pengjeve më të mëdha të jetës së saj qe mungesa e një fëmije.

Me ndarjen e saj nga jeta, arti shqiptar humbet një tjetër figurë që la gjurmë në ekran dhe në kujtesën e publikut të asaj kohe.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas plagosjes së avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatisë do të bojkotojë nesër gjykatën për dy orë

Pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur të bojkotojë për dy orë...

Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim dhe një 41-vjeçar

Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një 41-vjeçar është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni...

Kuvendi del me deklaratë për vendimin e Hagës: Akt i padrejtë, nuk mund të zhbëhet sakrifica e UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim...

Ndryshojnë kriteret e shpërblimit për sportistët e Teutës, vendimi u miratua me konsensus në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me votat e këshilltarëve të shumicës dhe opozitës ndryshimet në vendimin për...