“E rrahën 7 kamarierë, policia nuk erdhi”, Dhunohet në një klub plazhi në Golem turisti, Policia nis verifikimet

Date:

Share post:

Pas denoncimit në disa media të dhunimit të një turisti në një klub plazhi në Golem, policia ka nisur verifikimet ndërsa bëhet me dije se nuk ka pasur denoncim për ngjarjen që raportohet të ketë ndodhur më 12 gusht, 9 ditë më parë. Nëse ngjarja është e vërtetë, bëhet pjesë e ngjarjeve të tjera kriminale ku stafet e bar-restoranteve dhe hoteleve shndërrohen në dhunues të frikshëm të klientëve të cilëve duhet t’u shërbejnë.

Pas rastit të fundit në Ksamil, ku një turist mbeti i vrarë nga Sokrat Vata, punonjës në “Principotes”, disa redaksi kanë raportuar se një qytetare ka denoncuar dhunimin e djalit të saj, në Nao Club Beach në Golem, ngjarje e ndodhur kjo në datën 12 gusht, mes orës 22:30 deri në 23:00.

Denoncuesja, teksa bën publike foton e të birit deklaron se ai, së bashku me familjen, ishin për pushime në Golem, ndërsa kanë shtetësi gjermane, pasi prej më shumë se 30 vitesh, jetojnë dhe punojnë atje.

Djali i saj është dhunuar nga kamarierët e lokalit, nuk dihet motivi, ndërkohë që pavarësisht se policia është njoftuar, nuk ka mbërritur në vendin ku po zhvillohej konflikti, që mund të kishte pasoja dhe më të rënda.

Në foto djali shihet i dhunuar dhe me hematoma në fytyrë.
A.Metushi tregon se djali i saj ka qenë në lokal së bashku me miq dhe të ftuar gjermanë, të cilët kanë mbetur gjithashtu të shokuar nga ngjarja.

“Përshëndetje, doja të ndaja me ju një dhunim që i është bërë djalit tim në datën 12.08, ora 22.30 deri në 23.00, e kanë goditur shumë keq në Nao club Beach në Golem.
Ju lutem, mund ta publikoni se është një turp i madh, që vijnë turistët me familjen nga Gjermania, dhe dhunohen nga stafi. Ishin 7 kamarierë, dhe ky 1″, ka shkruar denoncuesja.

Sipas denoncueses, ata janë interesuar për të siguruar pamjet filmike të ngjarjes, por nuk u janë dhënë as nga Nao Beach Club, as nga bizneset e tjera që janë përreth.

Ndërkaq policia e Durrësit ka nisur verifikimet mbi rastin.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit,...