Çifti gjerman kapet me 263 kg kokainë në jaht: “Po i kthenim borxhin një shqiptari”

Date:

Share post:

“Janë pamje që rrallë shihen para një gjykate në Mecklenburg-Vorpommern të Gjermanisë. Punonjës të njësisë speciale SEK, të armatosur rëndë dhe të maskuar, shoqërojnë një çift pensionistësh drejt gjyqit. Në sallë, grilat e dritareve qëndrojnë të mbyllura dhe fotografimi është rreptësisht i ndaluar”, shkruan prestigjozja BILD në një shkrim të saj.

Të paktën bashkëshortin, Rene M. 59 vjeç, e pret një dënim i gjatë me burg, por ky mund të jetë problemi më i vogël i tij…

Prokuroria e akuzon Rene M. dhe gruan e tij Monika Z. 67 vjeç se kishin 263 kilogramë kokainë në bordin e jahtit të tyre me vela “Target”, kur u ndaluan në gusht 2025 pranë brigjeve të Portugalisë.

Vlera e drogës në tregun e rrugës ishte rreth 15 milionë euro.

Sipas aktakuzës, çifti do ta transportonte drogën drejt Evropës. Kokaina dyshohet se vinte nga një kartel amerikano-jugor dhe këto organizata nuk e tolerojnë lehtë humbjen e drogës nga korrierët. Aq më tepër që kjo nuk ishte hera e parë që Rene M. kishte humbur një ngarkesë.

Në gjykatë, M. mban një jelek antiplumb. Edhe brenda gjykatës autoritetet kanë frikë nga hakmarrja e kartelit.

Megjithatë, pensionisti nga Rostocku vendosi të dëshmojë për herë të parë.

Ai pranon hapur se ka trafikuar kokainën. Por thotë se gruaja e tij nuk dinte absolutisht asgjë.

“Për këtë katastrofë jam përgjegjës vetëm unë”, deklaron ai.

Më pas, para gjyqtarit, tregon një histori që duket si skenar filmi: një lidhje dashurie, xhelozi, financues të dyshimtë dhe një udhëtim me vela që doli jashtë kontrollit.

Berlinezi tregon hapur se si pretendon se u përfshi në qarqe të dyshimta.

Pranë shtratit të vdekjes së babait të tij, ai thotë se kishte takuar një shqiptar, nga i cili kishte marrë hua 20.000 euro, gjoja për një operacion.

Më vonë, shqiptari i kishte kërkuar t’i kthente 60.000 euro.

Kur Rene M. nuk mundi ta siguronte shumën, sipas tij iu ofrua një mënyrë tjetër për ta shlyer borxhin: një udhëtim me jaht në emër të disa burrave nga Turqia dhe Kolumbia, të cilët ai i quan “rrjeti”.

Por në gjykat, Rene M. tregon edhe një histori të dytë: atë të një krize martesore.

Gjatë udhëtimit të tij të parë me vela drejt Amerikës së Jugut, ai thotë se kishte njohur një kolumbiane të re, Emily, me të cilën kishte nisur një lidhje.

Ndoshta gjithçka do të kishte mbetur e fshehtë, nëse gjatë kthimit, kur kishte 75 kilogramë kokainë në bord, nuk do të kishte mbetur në vështirësi në det dhe nuk do të ishte dashur të shpëtohej.

Nga frika, ai thotë se i hodhi paketat me drogë në det.

Kur u kthye në Rostock, gruaja e tij Monika filloi t’i bënte pyetje.

“I doja dy gra njëkohësisht, vetëm se Emily ishte më e re dhe më e bukur”, tha Rene M. “Ishte një ekuilibër shumë i vështirë.”

Ai i rrëfeu gruas lidhjen. Monika e fali, por me një kusht: në udhëtimin e ardhshëm me vela drejt Kolumbisë, ajo do të shkonte me të.

Edhe për të shpëtuar martesën, Rene pranoi, megjithëse gruaja e tij kishte frikë nga uji dhe nuk kishte fare përvojë në lundrim.

Këtë herë, thotë Rene M., gruaja nuk e dinte se gjatë kthimit në jaht kishte edhe 263 kilogramë kokainë.

Në gjykatë ai e quan vazhdimisht “zemër” dhe betohet: “Gruaja ime është e pafajshme!”

Gjatë procesit, Monika ende nuk ka dhënë dëshmi. Herë pas here qan, ndërsa ndonjëherë ndërhyn kur burri i saj nuk është i sigurt për ndonjë datë.

Të dy ndodhen aktualisht në paraburgim.

Nëse vërtetohet se Monika Z. me të vërtetë nuk kishte dijeni për aktivitetin e drogës, ajo mund të shpallet e pafajshme.

Ndërsa Rene M. përballet me disa vite burg për atë që akuzohet si “rast veçanërisht i rëndë i trafikut ndërkombëtar të drogës”.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...

Gjilan/65-vjeçari dyshohet se vrau djalin 27-vjeçar dhe nipin foshnjë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u...