Hajduti i shtëpive kapet në flagrancë

Date:

Share post:

Policia e Kavajës arrestoi një 40-vjeçar, banues në Kavajë, pasi u kap në flagrancë duke dalë nga një banesë ku kishte hyrë për të vjedhur. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 3, ku pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë organizuan menjëherë operacionin dhe mbërritën në vendngjarje.

Shtetasi Saimir Përpalaj, sapo konstatoi praninë e Policisë, tentoi të largohej, por u kap në flagrancë nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një thikë, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për akuzat e “Dhunimit të banesës”, “Vjedhjes, mbetur në tentativë”, dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...