Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja

Date:

Share post:

Një vajzë e mitur ndërroi jetë pasi e mori rrjedha e lumit Drin. E mitura kishte shkuar për t’u larë me xhaxhain dhe tre kushërinj. Dyshohet niveli i lumit Drin është shtuar pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe.

Shtimi i menjëhershëm i Lumit Drin pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe solli mbytjen e një vajze rreth 7-vjeçe, ndërsa rrezikoi mbytjen e katër personave të tjerë.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e djeshme në Gjoricë të Bulqizës, ku xhaxhai së bashku me dy nipërit dhe dy mbesat kishin shkuar për t’u larë në lumin Drin, por rrjedha e ujit i mori me vete.

Pas ndërhyrjes së uniformave blu, xhaxhai, dy nipërit dhe një nga vajzat arritën të dilnin dhe t’i shpëtonin mbytjes, por jo 7-vjeçarja.

Kërkimet për të vijuan edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku edhe u gjet trupi i pajetë i vogëlushes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...