Vijon zjarri në zonën e Myselimit dhe në Bardhaj të Shkodrës, flakët pranë banesave

Date:

Share post:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë raportuar në total 32 vatra zjarri, 11 prej të cilave vijojnë të mbeten aktive. Pesë të tjera po mbahen nën mbikëqyrje për shkak të rrezikut të riaktivizimit ndërsa 16 të tjera janë fikur.

Situata është normalizuar në Himarë pas orëve të tmerrit që banorët e zonës dhe turistët përjetuan dy ditë më parë. Të shumta janë forcat e angazhuara në Fier, Shkodër dhe në Malin e Dajtit ku situata vijon të mbetet kritike.

Në Shkodër prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e Myselimit dhe në kodrat e Bardhajve. Flakët po përhapen në një sipërfaqe pyjore me pisha, ndërsa era e fortë dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndërhyrjen e mjeteve.

Në Bardhaj, ku një vatër e zbritur nga kodra është afruar pranë zonës së banuar. Zef Dushi, banor i zonës, tregon se pranë banesës së tij janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore, ndërsa apelon për ndihmë nga institucionet.

“Unë kam shkuar të marr gruan rreth orës 11. Kur vijmë, shohim zjarrfikësen. Kur erdhëm te ura, pamë tymin. Tha gruaja ‘te shtëpia jonë more!’ përhapet me sekonda, ka bërë dëm kolosal, më ka djegur ullinjtë, veglat”, thotë ai.

Një tjetër banor kërkon vijimin e ndërhyrjes nga ajri, duke paralajmëruar se, pa mbështetjen e helikopterit, situata mund të përkeqësohet.

“Është gjithë ky vend, duhet ndërhyrje. Njerëzit s’kanë ç’bëjnë. Erdhi helikopteri e fiku, por ka vazhduar tërë natën. E rrezikshme se i djeg tërë malet, bardhanjorët ndodhen mbrapa malit, kanë shtëpitë”, shprehet banori.
Në terren janë angazhuar forca të shumta tokësore ndërsa vijon edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Forcat operacionale janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, izolimin e vatrave aktive dhe frenimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...