Superjahti i miliarderit të Abu Dhabit mbërrin në Shqipëri, do të furnizohet me naftë 1,4 euro/litri

Date:

Share post:

Një prej superjahteve më të famshme në botë A+ ka mbërritur në ujërat shqiptare, duke tërhequr vëmendjen për përmasat dhe luksin e tij.

Jahti i është atribuar në raportime Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, anëtarit të familjes mbretërore të Abu Dhabit dhe pronarit të Manchester City. A+ është një nga jahtet private më të mëdha në botë dhe vlera e tij është vlerësuar në qindra milionë dollarë.

Por përtej luksit, vizita e tij në Shqipëri pritet të sjellë edhe të ardhura për arkën e shtetit. A+ dhe anija mbështetëse që e shoqëron, M2, do të furnizohen me rreth 700 mijë litra naftë, nga e cila buxheti i shtetit pritet të arkëtojë rreth 280 mijë euro përmes taksës së luksit.

Shuma konsiderohet një tjetër tregues i të ardhurave që mund të gjenerohen nga vizitat e superjahteve në portet shqiptare. Vetëm gjatë vitit 2025, furnizimet me karburant të jahteve luksoze në portet e vendit i sollën buxhetit të shtetit mbi 12 milionë euro nga kjo taksë.

Mbërritja e A+ në Shqipëri është një tjetër sinjal i interesit që po tregojnë pronarët e superjahteve për bregdetin shqiptar, ndërsa qëndrimet e tyre shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme dhe të ardhura për ekonominë vendase./ZO

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike,...

Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, Gonxhja: Dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë”. Po fati i “Bukuroshes” në Durrës?

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë,...

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë/ Mbyllet afati, Ilir Panda kandidati i vetëm

-Ilir Panda është kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Pjesë e kësaj gjykate...

Pas një mijë vjetësh, kronika e pushtimit norman kthehet në Angli

British Museum hap sot, më 10 shtator, ekspozitën e Tapicerisë së Bayeux, e cila kthehet në Angli për...