Tragjedia në Tropojë/ Punonjësi humbi jetën, në pranga dy drejtues të Bashkisë

Date:

Share post:

Një ditë pas tragjedisë që tronditi Tropojën, ku një punonjës i Bashkisë humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën nga kontakti me energjinë elektrike, policia ka ndaluar dy drejtues të Bashkisë.

Në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë të ndodhur në rrugën e Dobravës, janë ndaluar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” drejtori i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit, Ndriçim Gjocsj, 36 vjeç, dhe drejtuesi teknik i punimeve, Gëzim Hasanpapa, 60 vjeç.

Ngjarja ndodhi më 8 shtator, rreth orës 10:00, pranë fshatit Bujan. Sipas hetimeve paraprake, katër punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë po vendosnin një shtyllë ndriçimi në bazament, kur shtylla ka prekur telat elektrikë.

Rryma u përcoll te punonjësit, duke shkaktuar vdekjen e Muham Sylisufaj, 59 vjeç, dhe dëmtimin e tre kolegëve të tij. Të plagosurit, Albert Dunisha, Ilir Dautaj dhe Afrim Aliaj, u transportuan për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Hetimi vijon nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë që lidhen me tragjedinë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike,...

Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, Gonxhja: Dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë”. Po fati i “Bukuroshes” në Durrës?

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë,...

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë/ Mbyllet afati, Ilir Panda kandidati i vetëm

-Ilir Panda është kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Pjesë e kësaj gjykate...

Pas një mijë vjetësh, kronika e pushtimit norman kthehet në Angli

British Museum hap sot, më 10 shtator, ekspozitën e Tapicerisë së Bayeux, e cila kthehet në Angli për...