Wizz Air anullon fluturimin, mbi 300 pasagjerë të linjës Treviso-Tiranë u bllokuan në aeroport

Date:

Share post:

Më shumë se 300 pasagjerë shqiptarë dhe të huaj mbetën të bllokuar për më shumë se shtatë orë në Aeroportin e Trevisos, Itali, pas anulimit të papritur të fluturimit të tyre për në Tiranë nga kompania ajrore Wizz Air. Pas një pritjeje të gjatë dhe pa asnjë zgjidhje të ofruar nga kompania, situata u përkeqësua, duke shkaktuar shqetësim të madh dhe kritika të ashpra për mënyrën se si u trajtuan pasagjerët.

Sipas Fatmir Bardhocit, një nga personat e përfshirë në këtë situatë kaotike pas ngritjes së zërit të udhëtarëve dhe interesimit të një kanali mediatik u bë e mundur që një pjesë e udhëtarëve të transferoheshin në një fluturim tjetër. Megjithatë, ky veprim nuk arriti të përfshijë të gjithë pasagjerët, duke lënë mbi 100 njerëz të pasigurt në aeroportin e Trevizos, pa asnjë informacion se kur mund të niseshin.

“Nga ana jonë u kërkua që pasagjerët të fluturonin me një linjë tjetër, por kjo kërkesë nuk u pranua. Vetëm 70 pasagjerë arritën të ndryshonin biletat, ndërsa pjesa tjetër mbeti në aeroport pa asnjë informacion të qartë,” deklaroi Bardhoci, duke e përshkruar situatën si “brutale dhe çnjerëzore”.

Përveç vonesës së gjatë, pasagjerëve iu ofrua vetëm një voucher prej 5 eurosh, që mezi mjaftonte për të blerë një shishe ujë. Edhe pse një voucher i dytë ishte premtuar, ai u anullua në momentin e fundit, duke shtuar frustrimin e pasagjerëve.

“Kjo sjellje është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, një pasojë e mentalitetit të krijuar nga komunizmi, i cili ende reflektohet në realitetin tonë duke mos ngritur zërin për të drejtat tona,” përfundoi Bardhoci, duke theksuar se trajtimi i qytetarëve shqiptarë nga linjat ajrore duhet të përmirësohet patjetër.

Problematika

Anullimi i fluturimeve apo vonesat e theksuara në linjat low-cost kanë krijuar një sërë situatash të pakëndshme për udhëtarët, sidomos gjatë sezonit turistik. Këto vonesa shpeshherë sjellin pasoja të konsiderueshme për udhëtarët, duke përfshirë humbjen e lidhjeve me fluturime të tjera, vonesa në arritjen në destinacion, si dhe kosto të shtuara për akomodim të papritur ose ndryshim të biletave. 

Në disa raste, linjat ajrore low-cost nuk ofrojnë kompensim të mjaftueshëm për këto vonesa ose anullime, duke lënë pasagjerët të përballen vetë me situatat e krijuara. Problemet me mirëmbajtjen e avionëve, mungesa e ekuipazhit të kualifikuar, dhe ndryshimet në mot janë disa nga faktorët që çojnë në vonesa të tilla.

Gjithashtu, pasagjerët shpesh përballen me mungesën e komunikimit të qartë nga linjat ajrore, duke krijuar paqartësi për kohën e fluturimit në vazhdim, ose mundësitë për alternativa të tjera.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...

Fetah Mataj merr detyrën e nëndrejtorit të komunales në Durrës, dy muaj pas prangosjes së bashkëshortes

Dy muaj pas arrestimit të ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, bashkëshorti i saj, Fetah Mataj, është...

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, Prishtina në protestë

Sot në Prishtinë po zhvillohet një protestë kundër vendimit të gjykatës së Hagës për dënimin e 4 ish-lidërve së UÇK-së. Para...