Kthehet në tragjedi shpërthimi që plagosi 6 anëtarët e familjes Kola në Lezhë, kryefamiljari humb jetën pas 12 ditëve

Date:

Share post:

Është kthyer në tragjedi ngjarja tronditëse e 29 gushtit ku shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë në Markatomaj të Lezhës ku jetonte familja Kola, plagosi 6 anëtarë të saj.

Kryefamiljari Saimir Kola, i cili prej 12 ditësh po kurohej në Itali për shkak të djegieve të shumta në fytyrë e trup që e bënin gjendjen e tij kritike, ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare.

Nga pesë të lënduarit e tjerë, tre prej tyre kishin marrë plagë më të rënda dhe u plagosën edhe dy fëmijë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Familja Kola jetonte në Itali, por në Shqipëri i kishte sjellë një gëzim familjar pasi më 30 gusht, Saimiri do të martonte mbesën (vajzën e vëllait).

Shpërthimi, i cili u dëgjua në të gjithë zonën, shkaktoi edhe dëme të shumta në shtëpinë dykatëshe. Bombola e gazit ishte e vendosur jashtë banesës.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...