Një edukatore në një kopsht punlik në Fier dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë 4-vjeçar, ndërsa nëna e tij dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.
Për rastin janë proceduar penalisht nga policia dy gra, përkatësisht 44 dhe 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier.
Sipas policisë, 44-vjeçarja, e cila punonte si edukatore në kopsht, dyshohet se ka keqtrajtuar të miturin, ndërsa 29-vjeçarja, nëna e tij, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u sqaruar nga hetimet.
©ZëriOnline


