Betohet Vangjel Tavo, merr fund epoka e zhurmës “Beleri”

Date:

Share post:

Paraditen e sotme është zhvilluar ceremonia e betimit të Vangjel Tavos në detyrën e re të kryetarit të Bashkisë Himarë.

Pas himnit kombëtar, ceremoninë e ka çelur kreu i këshillit bashkiak që ka konfirmuar vlefshmërinë e mandatit të Vangjel Tavos, i cili, pasi bëri betimin, tha se do t’i shërbejë Himarës duke qenë çdo ditë në shërbim të çdo qytetari. Ai premtoi se bashkia nuk do të jetë një godinë burokratike dhe se Himara do të kthehet në destinacionin më të vizitueshëm, duke përmirësuar standardet e jetesës për banorët e saj. Ai ftoi dhe himariotët që jetojnë jashtë vendit të kthehen pasi do t’i kenë dyert e hapura në këtë bashki. Nga këshilli bashkiak kërkoi frymë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në të mirë të Himarës dhe himariotëve, përtej ndasive politike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...