Puçini në Durrës: Një koncert i madh për një sallë gjysmë bosh

Date:

Share post:

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës klasike që pritej të sillte një përvojë të thellë emocionale në Durrës, koncerti simfoniko-vokal me dy kryevepra të Giacomo Puccini-t, u shënua nga një sfond i papritur. Një sallë gjysmë bosh. Pavarësisht se qyteti i Durrësit ka një shkollë të njohur muzike, mësuesit dhe nxënësit e saj, për çudi, munguan në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.

Veprat “Preludi Simfonik” dhe “Messa di Gloria”, të cilat datojnë që në rininë e hershme të Puçinit, ofruan një natë magjike muzikore në teatrin “Aleksandër Moisiu”. Dirigjenti i mirënjohur Toufic Maatouk dhe maestro Dritan Lumshi drejtuan Orkestrën dhe Korin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB), ndërsa tenori Raffaele Abete, baritoni Armando Likaj, dhe bassi Bledar Domi, sollën emocion dhe profesionalizëm para artdashësve.

Megjithatë, ajo që ra në sy nuk ishte madhështia e muzikës, por mungesa e audiencës që zakonisht do të përshëndeste një event të tillë. Pavarësisht hyrjes së lirë, pa bileta, salla gjysmë bosh ngre pikëpyetje për interesin dhe përfshirjen e komunitetit artistik dhe atij arsimor në qytet. 

Shkolla e muzikës, një nga institucionet kryesore të formimit muzikor dhe artistik në Durrës, nuk pati përfaqësues, një zhgënjim i madh te audienca e pranishme nê sallë dhe drejtuesit e qendrës kulturore të Durrësit për një event që ofron dhe edukim, përvojë nga më të mirët.

Edhe mungesa e instrumentistëve nga orkestra e harqeve dhe ajo frymore e qytetit në koncerte të këtij niveli është një tjetër aspekt që flet për një shkëputje të thellë midis aktiviteteve kulturore të nivelit të lartë dhe mbështetjes së komunitetit lokal ndaj tyre. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre formacioneve në kulturën e qytetit, prania e tyre do të kishte qenë dhe simbolikisht e rëndësishme.

Kjo situatë ngre çështjen e përfshirjes së mëtejshme të shkollave dhe institucioneve kulturore vendore në jetën artistike të qytetit. 

Një koncert i këtij kalibri duhet të përkthehet në një ftesë për të rinjtë dhe profesionistët e muzikës për t’u bashkuar dhe për të përjetuar nga afër madhështinë e krijimeve si ato të Puccini-t, interpretuar nga profesionistë. Aktivitetet artistike nuk po mungojnë, po mungon publiku i kultivuar. Nevoja për të rigjallëruar frymën artistike dhe për t’u siguruar që eventet artistike të mos kalojnë pa vëmendje në një qytet që krenohet me civilizimin e lashtë dhe një histori të pasur kulturore për t’u pasur zili.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

I shumëkërkuari i Korçës u pa një ditë më parë dhe policia organizoi operacionin, dyshohet se u nënvlerësua rrezikshmëria e tij

Në vijim të hetimeve dhe zbardhjes së rrethanave të ngjarjes së rëndë në Korçë, dalin në dritë detaje...

Tragjedia në Maliq / Polici i plagosur në gjendje kritike, autori nuk reagon pas plagëve. Hita: Hetime për dinamikën e operacionit

Në vijim të ngjarjes së rëndë në Lozhan të Korçës, ku efektivi i forcave “Shqiponja” Enea Mekolli humbi...

Autobusi i linjës Durrës- Kampusi universitar Spitallë përfshihet nga flakët, shmanget tragjedia

Një incident i papritur ka ndodhur sot në aksin Durrës-Spitallë, ku një autobus i linjës së Kampusit universitar...

Tragjedi në Maliq/ Vritet efektivi i forcave “Shqiponja” në shkëmbim zjarri me një të kërkuar

Një operacion policor për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ka përfunduar tragjikisht mëngjesin e kësaj...