SPAK i komunikoi akuzën ish-deputetit Jurgis Çyrbja. Çështja mund t’i kalojë Prokurorisë së Durrësit. Hetimet prekin kohën kur ishte drejtues i hipotekës

Date:

Share post:

Jurgis Çyrbja është marrë i pandehur zyrtarisht nga SPAK për veprën penale “shpërdorim detyre”, për të cilën nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 7 vite burg.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Çështja mund t’i kalojë Prokurorisë së Durrësit, pasi hetimet prekin kohën kur ishte drejtues i hipotekës

Çyrbja është kallëzuar në SPAK nga deputeti demokrat Edi Paloka në zgjedhjet e 2021. Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit, në vitin 2016, kur dyshohet se ka favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar sipërfaqe të tëra toke, prona në Durrës.

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, pati çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone. Hetimet e mëtejshme nxorrën në pah dhe abuzime të tjera, ndërsa si indicie kanë shërbyer dhe përgjimet telefonike.

Ndërkohë, një ditë më parë, Çyrbja njoftoi dorëzimin e mandatit, duke theksuar se shkak janë problemet shëndetësore. I pyetur për problemin shëndetësor, ai u shmang duke thënë se nuk është objekt i hetimit e s’duhet pyetur për të.

Pavarësisht kësaj, këtë të premte ai u paraqit sërish në SPAK, këtë herë i shoqëruar nga avokatja mbrojtëse Brunela Kullollli për të mësuar zyrtarisht akuzën ndaj tij, si një qytetar i pambrojtur tashmë nga mandati i deputetit. 

Pas dorëheqjes së tij, çështja mund të kalojë për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë kohës që mbante postin e drejtorit të hipotekës. Priten dhe arrestime nga ky institucion.

Çyrbja ishte në mandatin e dytë si deputet. Për herë të pare, ai u zgjodh në vitin 2017. Ndërkohë, në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës me mbi 6,500 vota.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shëngjin/Dallgët e forta marrin 5 të rinj, 2 prej tyre humbin jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e "Ranës së Hedhun", në Shëngjin. Bëhet me...

Përmet, 2 të plagosur me lëndë plasëse

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabovë të Përmetit, ku dy persona kanë ndeshur në lëndë...

Tritoli në makinën e Mirash Gjikolës në Sarandë, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar në Sarandë është arrestuar nga Policia si bashkëpunëtor i dy të shpallurve në kërkim, Griseld Taullajt dhe...

Zbrazën llogaritë bankare të klientëve, arrestohen disa persona, mes tyre dy drejtuesit

Prokuroria ka dhënë disa masa sigurie për disa punonjës banke, mes tyre dy drejtuesit, pasi dyshohet se zbrazën...