Emri/ 15-vjeçari humb jetën pas një sulmi me thikë në Shkodër

Date:

Share post:

Një i mitur ka humbur jetën në spital pasi është goditur disa herë me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes, në zonën e Fermentimit, lagjja “Skënderbeg” në Shkodër. Një i mitur 15-vjeçar, I identifikuar si Emiljano Gjoni ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me mjet prerës i llojit thikë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta me një person ende të paidentifikuar nga policia.

Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit. Viktima u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Ngjarja e rëndë që i mori jetën 15-vjeçarit në Shkodër ka tronditur komunitetin lokal, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim të thellë. Ka qenë një konflikt për motive të dobëta, që përfundoi në një sulm të dhunshëm me thikë, duke shënuar një tjetër tragjedi që ngre shqetësime mbi sigurinë e të rinjve dhe ndalimin e akteve të dhunës. Ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar autorin dhe për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes, kjo humbje e parakohshme duhet të kthehet në një thirrje për ndërgjegjësim më të madh dhe përpjekje më serioze për parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...