Ish-deputeti Jurgis Çyrbja arrestohet nga SPAK: Akuzohet për shpërdorim detyre dhe favorizim të një grupi kriminal

Date:

Share post:

Nuk zgjati shumë “gjendja shëndetësore” që u përmend si arsye për dorëzimin e mandatit, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) arrestoi ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja. Përveç akuzës për shpërdorim detyre, Çyrbja përballet me dy akuza të tjera, të cilat sipas burimeve ende jo zyrtare dyshohet të jenë nxjerrje e sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit.

Dyshimet lidhen me mbështetjen e një grupi kriminal që dyshohet se ish-deputeti e ka ndihmuar në përhapjen e informacioneve të klasifikuara. Në lidhje me këtë çështje, SPAK ka lëshuar gjithsej tre urdhër-arreste: përveç Çyrbjas, është arrestuar edhe një person tjetër, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Akuzat janë bazuar në të dhëna të përfituara nga rrjeti i komunikimit të koduar Encrochat, ku Çyrbja dyshohet se ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive. Ndërkohë akuza për shpërdorim detyre dhe favorizim të E. Shullazit për pronat lidhet me periudhën kur Çyrbja mbante detyrën e kreut të hipotekës në Durrës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...