SPAK arrestoi ish-deputetin Jurgis Çyrbja për akuza të rënda lidhur me zgjedhjet, bashkëpunimin me botën e krimit dhe zbulimin e sekretit shtetëror

Date:

Share post:

Mbrëmjen e së dielës, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) arrestoi në Durrës ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, nën akuzat për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulim të sekretit shtetëror”.

Lajmi u konfirmua nga SPAK-u, që bëri të ditur se Çyrbja u arrestua nga policia e shtetit, bazuar në masën e sigurimit “arrest në burg” të caktuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tri akuzat.

Nga hetimet rezulton se Çyrbja ka mbajtur kontakte dhe ka komunikuar përmes aplikacionit ‘Sky Ecc’ me anëtarë të grupeve kriminale gjatë periudhës kur ishte deputet në Kuvend.

Arrestimi i tij është i lidhur me hetimet për një grup kriminal të fuqishëm që vepron në Shijak e Durrës. Gjithashtu, një person tjetër është arrestuar për të njëjtën çështje. Ahmet Masha u arrestua në Rinas, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Zhvillimet rreth ish-deputetit përshpejtuan dinamikat politike dhe marrëdhëniet e tij me drejtësinë. Më 8 tetor, Çyrbja u thirr nga SPAK, ku qëndroi për më shumë se 5 orë. Të nesërmen, ai dorëzoi mandatin e deputetit dhe më 11 tetor iu komunikua akuza për shpërdorim të detyrës në Hipotekë. Pas një jave, ai u arrestua për tri akuza më të rënda.

Fillimisht, Çyrbja deklaroi se dorëzimi i mandatit ishte për arsye shëndetësore, ndërsa nuk bëri komente mbi akuzat.

Jurgis Çyrbja, 39 vjeç, lindur në Shijak, po përfundonte mandatin e tij të dytë si deputet i Qarkut të Durrësit që nga viti 2017. Ai është jurist në profesion dhe ka qenë pedagog në Universitetin e Durrësit, pas përfundimit të studimeve për drejtësi në vitin 2010. Nga viti 2013 deri në 2017, ka drejtuar Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, periudhë kur dyshohet se u lidh më fort si me politikën ashtu edhe me grupet kriminale.

SPAK pritet të dalë nesër me një deklaratë më të zgjeruar për të dhënë më shumë detaje mbi ngjarjet e përfshira. Paraprakisht, dyshohet se ai ka përdorur postin e deputetit për të ndihmuar persona të përfshirë në ngjarje kriminale dhe ka ndarë me ta sekrete hetimore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...

Aksidenti te Ura e Dajlanit rëndon trafikun në mbikalim

Qarkullimi i automjeteve në hyrje të Durrësit është vështirësuar për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur në...

Bllokuan rrugët gjatë tubimit në Tiranë, policia gjobit 36 protestues

Policia e Tiranës ka vendosur 36 gjoba ndaj pjesëmarrësve në protestën e një dite më parë, të cilët...