SPAK do të hetojë skemën e mashtrimit me fondet e Rindërtimit në Rrogozhinë, tërhiqet Prokuroria e Durrësit

Date:

Share post:

Pas arrestimit të pesë zyrtarëve të bashkisë Rrogozhinë për abuzim me fondet e rindërtimit, Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë lëndore pas dyshimeve se të përfshirë në këtë skemë mashtrimi janë dhe funksionarë të lartë që hetohen nga SPAK. Burime nga prokuroria e Durrësit bëjnë me dije se i përfshirë është dhe kryetari i bashkisë Edison Memolla. Duke e konsideruar këtë çështje si rast që përfshin korrupsion të nivelit të lartë, ajo ia kaloi dosjen Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme.
Tre nga pesë zyrtarët e arrestuar, në fund të shtatorit, ndodhen në paraburgim, ndërsa dy gra janë në masa më të lehta sigurie, për shkak të rrethanave të veçanta. Akuzat ndaj tyre përfshijnë shpërdorim detyre dhe falsifikim me mashtrim në të paktën 78 raste, ku dyshohet se janë manipuluar dosjet e rindërtimit për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e destinuara për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.
Zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 353 milion lekësh, duke përfshirë në dokumentacionin e përfitimit tê fondeve nga rindërtimi dhe kasolle kafshësh apo shtëpi të padëmtuara. Denoncimi është bërë nga qytetarë të prekur nga tërmeti që nuk kanë përfituar atë që u takon nga procesi i rindërtimit në këtë bashki. Përveç zyrtarëve, nën hetim janë edhe 78 persona të tjerë që përfituan nga kjo skemë mashtrimi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...

35 vjet eksod shqiptar/ “Hartë memece për të mbyturit” kthen kujtesën e një drame që Mesdheu vijon ta përjetojë

Një thirrje për të mos harruar. Një homazh për jetët e humbura dhe fatet që mbetën pa përgjigje....