Katër automjete përfshihen në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Date:

Share post:

Katër automjete përfshihen në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Katër automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit. Sipas burimeve të policisë dhe dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Megjithatë, dëmet materiale janë të konsiderueshme, siç tregojnë dhe pamjet nga vendi i ngjarjes. Një nga automjetet e përfshira ishte një karrotrec.

Përplasja shkaktoi trafik të rënduar në këtë segment të autostradës, duke krijuar vonesa për drejtuesit e mjeteve. Ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit, mësohet se një tjetër ngjarje rrugore ka ndodhur pranë Maminasit, duke theksuar sfidat në këtë aks rrugor të rëndësishëm.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! Arrestohen 3 autorët e dyshuar

Janë publikuar pamjet nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes...

Pas plagosjes së avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatisë do të bojkotojë nesër gjykatën për dy orë

Pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur të bojkotojë për dy orë...

Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim dhe një 41-vjeçar

Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një 41-vjeçar është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni...

Kuvendi del me deklaratë për vendimin e Hagës: Akt i padrejtë, nuk mund të zhbëhet sakrifica e UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim...