Anija me mbetje toksike ende në det. Ja kush do të vendosë ku do të ankorohet

Date:

Share post:

Anija “Moliva,” e ngarkuar me mbetje të dyshuara toksike, vazhdon të qëndrojë në radën e jashtme të Portit të Durrësit, teksa autoritetet ende nuk kanë marrë një vendim për vendin e ankorimit të saj. Përpjekjet për ta zhvendosur atë në Porto Romano kanë dështuar, pasi autoritetet e portit MBM refuzuan kërkesën për ta pranuar ngarkesën e rrezikshme dhe që kërkon kushte tê veçanta sigurie. Kjo ka bërë që anija të mbetet në pritje të një vendimi për të gjetur një zgjidhje të sigurt për këtë situatë delikate.

Në bord ndodhen 102 kontejnerë me mbetje, ndërsa 97 kontejnerë të tjerë janë në pritje për shkarkim, të destinuar për kompani private. Ndërkohë, pavarësisht se radha për t’u futur në port i përkiste anijes turke, një tjetër anije me kontejnerë nga Pireu u ankorua, duke bërë që “Moliva” të mbetet në pritje të një vendimi përfundimtar.

Në një zhvillim të fundit, mësohet se Autoriteti Portual i Durrësit i ka kërkuar Prokurorisë së Durrësit që të marrë një vendim mbi vendin ku do të shkarkohen kontejnerët, për shkak të dyshimeve mbi përmbajtjen e tyre. Ky hap synon të sigurojë që procesi i shkarkimit dhe depozitimit të mbetjeve të bëhet në kushte të sigurta dhe në përputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit publik.

Autoritetet mjedisore dhe hetuesit presin të analizohet përbërja e këtyre mbetjeve, për të garantuar që ato nuk përbëjnë rrezik për mjedisin dhe komunitetin përreth. Situata mbetet në vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa qytetarët dhe organizatat mjedisore kanë shprehur shqetësimin për ndikimin e mundshëm që këto mbetje mund të kenë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...