Viktimat e pafajshme të atentatit mafioz në Shkodër, Kur Rrugët Bëhen Skena Krimi

Date:

Share post:

Policia njoftoi sot, në Shkodër, vdekjen edhe të Bashkim Bashës. Ndonëse luftoi për jetën, ai iu bashkua gruas në botën e përtejme, pa kthim. 

Në një realitet të mbushur me dhunë të pashmangshme, Flutura dhe Bashkim Basha, prindër të tre fëmijëve, po ktheheshin në shtëpinë e tyre kur ndodhi tragjedia. Ndërsa udhëtonin me motorin e tyre, u përplasën fatalisht nga një makinë “Mercedes-Benz” me targa kroate, e cila sapo ishte sulmuar me armë zjarri nga një automjet tjetër, një “Range Rover” në lëvizje. Në këtë sulm brutal humbën jetën Hamza Liçi, i cili ishte në makinë me Arlind Bushatin dhe dyshohet edhe prania e një të treti. Në tentativë për t’i shpëtuar breshërive të plumbave, ata u gjendën në mes të një përplasjeje vdekjeprurëse.

Makina e Licit dhe Bushatit u qëllua nga persona të panjohur zyrtarisht deri më tani. Ata udhëtonin me një automjet të vjedhur në Durrës, që u gjet më pas i shkrumbuar. Ky akt barbar tregoi edhe një herë se rrugët mund të shndërrohen sërish, kaq lehtë sa në vitet e mbrapshta ’90, në skena krimi të organizuar ku qytetarët e pafajshëm janë në rrezik. Hamza Lici, që humbi jetën, ishte vëllai i një të kërkuari për vrasje, ndërsa Bushati kishte denoncuar vetëm disa ditë më parë një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të Shkodrës.

Kur je në vendin e gabuar në kohën e gabuar

Ky rast tragjik thekson se ndonjëherë është e pamundur të shmangësh pasojat e një realiteti ku krimi i organizuar dhe mosndëshkueshmëria dominojnë. Viktimat, që mund të jenë të rastësishme, e gjejnë veten të përfshira në akte dhune që nuk i kanë provokuar dhe as nuk i kanë parashikuar. Flutura dhe Bashkim Basha janë shembulli më i dhimbshëm i kësaj realiteti, ku nuk ndjehesh më i sigurt në rrugë. Shkodra po e përjeton tani këtë realitet, ndaj proteston.

Ndërsa dhuna në rrugë rritet, qytetarët e zakonshëm mbeten të pambrojtur përballë rrezikut të një krimi që nuk e kanë provokuar. Ky rast tragjik nxit kërkesën për një ndërhyrje më të vendosur të autoriteteve në luftën kundër krimit të organizuar dhe për më shumë masa për të mbrojtur jetën e njerëzve të pafajshëm që mund të bien viktima të rrethanave.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...