Alarm në Lezhë. Shfaqet Murtaja Afrikane

Date:

Share post:

Një vatër e murtajës afrikane është identifikuar në Malin e Rrencit në Lezhë, duke shkaktuar alarm tek autoritetet dhe komuniteti lokal. Sëmundja është shfaqur tek derrat, ku të paktën 10 krerë kanë ngordhur, pesë prej tyre brenda një ferme dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të zonës.  

Pas raportimeve, Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë ka nisur menjëherë hetimet dhe analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e murtajës afrikane të derrave, një sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemoragjike te derrat dhe kërcënon sigurinë ushqimore. Për këtë arsye, zona është vendosur në karantinë, ndërsa ekipet veterinare po kryejnë inspektime dhe dezinfektim për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.  

Zyrtarët e Shërbimit Veterinar nuk kanë komentuar mbi situatën, por është konfirmuar se të gjithë specialistët janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të analizuar dhe vlerësuar gjendjen.  

Grupet e inspektimit po monitorojnë çdo fermë dhe vendbanim në zonë, ndërsa masat e dezinfektimit vijojnë në pikat e dyshuara. Kjo është hera e parë që një vatër e kësaj sëmundjeje shfaqet në këtë rajon, duke ngritur shqetësime për ndikimin e saj mbi ekonominë lokale dhe shëndetin e kafshëve.  

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës të raportojnë çdo rast të ngordhjes së derrave dhe të respektojnë masat e vendosura për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan në sy të nipit

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Zogut...

Skandali me figurën e Cerciz Topullit, dorehiqet drejtori i Trashegimise Kulturore ne Gjirokaster Florian Hysi

Indinjata publike dhe vala e reagimeve negative lidhur me skandalin e paraqitjes së heroit kombëtar Çerçiz Topulli në...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

Bordi i Transparencës ka zhvilluar mbledhjen e parë pas shpalljes së situatës së rënduar në tregun e hidrokarbureve....

Trump njofton marrëveshjen për Groenlandën: Do të kontrollojmë sigurinë e saj! SHBA siguron të drejta të përhershme ushtarake në ishull

Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e reduktimit të pranisë së tyre ushtarake në...