Durrësi nderon 80-vjetorin e Çlirimit. Homazhe dhe thirrje për kujdes ndaj historisë

Date:

Share post:

Në këtë ditë të shënuar për vendin, edhe në Durrës u zhvillua ceremonia përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Autoritetet vendore. deputetë socialistë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë bënë homazhe, duke vendosur kurora me lule në Mauzoleumin e Dëshmorëve. Të pranishmit nderuan kujtimin e atyre që flijuan jetën e tyre për lirinë e vendit. 

Familjarët e dëshmorëve kërkuan më shumë solemnitet dhe vlerësim për sakrificat e atyre që dhanë jetën për liri dhe jo thjesht vendosje kurorash me lule “si për të kryer një detyrim të trashëguar nga koha”. Ndërkohë disa të tjerë kërkuan që të vlerësohet realisht dhe roli i Partisë Komuniste në këtë luftë.  

Në historinë e Luftës së Dytë Botërore, Durrësi shquhet për rezistencën që i bëri pushtimit fashist që në ditët e para të tij, ndërsa regjistron dhe një rast unik. Në vjeshtën e vitit 1943, komanda gjermane, duke e cilësuar Durrësin si një qytet të rëndësishëm të lëvizjes antifashiste, ndërmori operacionin e koduar “Shëtitje në Port”. Banorët u detyruan me forcë të braktisnin qytetin, i cili u minua plotësisht, së bashku me vijën bregdetare.  

80 vite pas këtyre ngjarjeve, qytetarët dhe institucionet e Durrësit vazhdojnë të nderojnë sakrificat dhe të reflektojnë mbi trashëgiminë historike që vazhdon të frymëzojë brezat e sotëm.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...