Njih vlerën tënde dhe shkëlqe aty ku duhet

Date:

Share post:

Kjo histori është një mundësi reflektimi për ndikimin e mjedisit në jetën, zhvillimin tonë personal.

Një violinist luajti për 45 minuta në metronë e Nju Jorkut. Vetëm disa kalimtarë u ndalën, disa duartrokitën, dhe violinisti mblodhi rreth 30 dollarë bakshishe.

Askush nuk e dinte që violinisti ishte Joshua Bell, një nga muzikantët më të mirë në botë. Në atë metro, Joshua luajti një nga veprat më të ndërlikuara të kompozuara ndonjëherë, me një violinë që kushton 3.5 milionë dollarë.

Dy ditë më parë, ai kishte mbushur plot një teatër në Boston, ku biletat kushtonin mesatarisht 100 dollarë.

Ky eksperiment tregoi se e jashtëzakonshmja, në një mjedis të zakonshëm, nuk shkëlqen dhe shpesh neglizhohet e nënvlerësohet.

Ka njerëz të talentuar gjithandej, që nuk marrin njohjen dhe shpërblimin që meritojnë. Por kur ata njohin vlerën e tyre, marrin guximin dhe largohen nga mjedise që nuk i shërbejnë, ata lulëzojnë dhe shkëlqejnë.

Nëse ndjen brenda vetes që aty ku je nuk mjafton, dëgjoje atë ndjenjë!

Shko atje ku je i vlerësuar dhe i çmuar.
Njih vlerën tënde!

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/ Vazhdon goditja e skemës për përvetêsimin e pronave, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të...

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan në sy të nipit

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Zogut...

Skandali me figurën e Cerciz Topullit, dorehiqet drejtori i Trashegimise Kulturore ne Gjirokaster Florian Hysi

Indinjata publike dhe vala e reagimeve negative lidhur me skandalin e paraqitjes së heroit kombëtar Çerçiz Topulli në...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

Bordi i Transparencës ka zhvilluar mbledhjen e parë pas shpalljes së situatës së rënduar në tregun e hidrokarbureve....