“Sfida e Supermenit”, Loja e rrezikshme e përhapur në TikTok, AMA ngre alarmin

Date:

Share post:

Një sfidë e re dhe tejet e rrezikshme po qarkullon në rrjetin TikTok, për të cilën të miturit shqiptarë duhet të bëjnë kujdes.

Paralajmërimi vjen nga kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, e cila ka nxjerrë një njoftim në rrjetin e saj social për prindërit dhe adoleshentët. Sfida, prej së cilës, në Rumani kanë përfunduar në spital dhjetëra adoleshentë, me fraktura të rënda, quhet, “Sfida e Supermenit”. Ajo konsiston në hedhjen me njërën dorë përpara, njësoj si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë.

“Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur, ‘Sfida e Supermenit’.  Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë. Nga “loja” e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar në spital me trauma të rënda, mbi 20 adoleshentë. 

Prindër bëni kujdes! Shpjegojuni fëmijëve tuaj rrezikun që fshihet pas tendencave të tilla online!

Fëmijë dhe adoleshentë, mos bini pre e sfidave të tilla. Përveçse rrezikoni shëndetin dhe shpesh jetën, nuk ka asgjë argëtuese në to”, shkruhet në postimin e bërë nga kryetarja e AMA-s.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/ Vazhdon goditja e skemës për përvetêsimin e pronave, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të...

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan në sy të nipit

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Zogut...

Skandali me figurën e Cerciz Topullit, dorehiqet drejtori i Trashegimise Kulturore ne Gjirokaster Florian Hysi

Indinjata publike dhe vala e reagimeve negative lidhur me skandalin e paraqitjes së heroit kombëtar Çerçiz Topulli në...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

Bordi i Transparencës ka zhvilluar mbledhjen e parë pas shpalljes së situatës së rënduar në tregun e hidrokarbureve....