Të aksidentohesh në vijat e bardha

Date:

Share post:

Mbrëmjen e kaluar, një aksident automobilistik ndodhi në zonën e Spitallës, në Durrës, ku një grua e moshuar u përplas nga një automjet teksa kalonte në vijat e bardha. Drejtuesi i automjetit, një 30-vjeçar, u arrestua nga policia, ndërsa e moshuara, banore e zonës që po kthehej në shtëpi, pas vizitës tek e bija, ndodhet në gjendje kritike dhe po trajtohet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si nga drejtuesit e automjeteve, ashtu edhe nga këmbësorët në këtë aks rrugor, por jo vetëm. Banorët e zonës ndihen të pasigurtë në rrugën e re, e cila, sipas tyre, është kthyer në burim aksidentesh. Ata ngrenë zërin për bordurat që ndajnë kahet e lëvizjes, të cilat vazhdojnë edhe në vijat e bardha dhe konsiderohen jashtë standardeve të sigurisë.

“Unë kaloj çdo ditë në këtë rrugë dhe gjithmonë kam frikë. Shoferët shpesh nuk ndalojnë në vijat e bardha dhe kjo është tepër e rrezikshme, sidomos për të moshuarit dhe fëmijët. Mbrëmë ndodhi një tjetër tragjedi në këtë zonë,” u shpreh një fqinj i së aksidentuarës.

Një tjetër banor theksoi se mungesa e ndërgjegjësimit është një problem i madh:
“Jo vetëm tabelat dhe dënimet; nevojitet edukim i vazhdueshëm edhe në shkolla për respektimin e rregullave. Dhe këto bordura në mes të vijave të bardha janë të rrezikshme. Nëse pengohesh në to, përfundon në mes të rrugës.”

Ndërkohë, një drejtues automjeti pranoi:
“Këmbësorët duhet të jenë të kujdesshëm, por është detyra jonë si shoferë të ndalojmë në vijat e bardha. Duhet të kemi më shumë përgjegjësi.”

Policia po vijon hetimet për aksidentin që risjell në vëmendje rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës. Siguria rrugore kërkon përpjekje të përbashkëta dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm për të shmangur tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...

35 vjet eksod shqiptar/ “Hartë memece për të mbyturit” kthen kujtesën e një drame që Mesdheu vijon ta përjetojë

Një thirrje për të mos harruar. Një homazh për jetët e humbura dhe fatet që mbetën pa përgjigje....