Protesta/ Familjet e dëmtuara nga tërmeti kërkojnë zgjidhje për strehimin këtë fundviti

Date:

Share post:

Përfaqësues të 135 familjeve të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 protestuan të martën para bashkisë së Durrësit, duke kërkuar zgjidhje urgjente për strehimin e tyre. Edhe pse kanë kaluar mbi pesë vite nga fatkeqësia që i la pa shtëpi, këta banorë vijojnë të përballen me pasiguri dhe vonesa për t’u vendosur në banesat e reja, të ndërtuara në kuadër të programit të Rindërtimit.

Banorët shprehen se, ndonëse prej qershorit të këtij viti kanë marrë nga Bashkia çelësat e apartamenteve të reja në kompleksin e pallateve të përfunduar në lagjen 17, në rrugën “Lura” nuk mund të futen në to për shkak të mungesës së shërbimeve bazë, si uji dhe energjia elektrike.

Pesë vite premtime

“Ne kemi duruar mjaftueshëm dhe kemi ndjekur të gjitha rrugët, por tani jemi të lodhur. Nuk mund të vazhdojmë të jetojmë me shpresa boshe,” shprehet një nga banorët protestues. 

Të zhgënjyer nga mungesa e transparencës dhe komunikimit që vërtitet mes bashkisë dhe firmës ndërtuese, ata kërkojnë që ky proces të përfundojë sa më parë.

Kërkesat e protestuesve

Protestuesit kërkuan që bashkia dhe firma ndërtuese të marrin masa për të pajisur kompleksin me furnizim me ujë dhe energji elektrike, duke bërë të mundur që apartamentet të bëhen të banueshme. Përveç kësaj, ata theksuan nevojën për një komunikim më të hapur dhe transparent nga institucionet përgjegjëse, për të shmangur shtyrjet e mëtejshme.

Zhgënjimi dhe pritja e gjatë

Kjo nuk është hera e parë që banorët protestojnë për këtë çështje. Pesë vite pritjeje dhe paqartësie kanë rritur ndjeshëm shqetësimin dhe zhgënjimin e tyre ndaj institucioneve lokale. Megjithëse ndërtimet janë përfunduar, vonesat në ofrimin e shërbimeve bazë po mbajnë peng qindra familje, edhe në lagjen e re në Spitallë, të cilat vijojnë të jetojnë në kushte të vështira strehimi.

Banorët kërkojnë që premtimet e bëra të përmbushen dhe që procesi i Rindërtimit të përmbyllet sa më parë, duke i dhënë fund pasigurisë dhe zhgënjimit që kanë përjetuar këto vite. Ndërkohë, pritet një reagim nga bashkia e Durrësit dhe firma ndërtuese për të sqaruar situatën dhe për të marrë masa konkrete.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...