Zbardhet krimi/ Arrestohet autori i vrasjes së 33-vjeçarit Branko Shkoza në Durrës 

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka zbardhur një ngjarje tragjike që përfshinte zhdukjen dhe vrasjen e një 33-vjeçari. Pas një pune intensive hetimore, policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, një 35-vjeçar nga e njëjta lagje, i cili akuzohet se ka shtyrë qëllimisht viktimën nga një urë në një kanal ujërash të ndotura, duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur më 2 dhjetor. Dy ditë më pas shtetasi H. Shkoza denoncoi zhdukjen e djalit të tij, Branko Shkoza, në Komisariatin e Policisë Durrës. Pas kërkimeve, më 5 dhjetor, trupi i pajetë i viktimës u gjet në një kanal afër banesës së tij në lagjen nr. 15, ku banonin të dy, autori dhe viktima. Në fillim, ekspertiza paraprake nuk konstatoi shenja dhune, duke ngritur dyshime për një aksident.

Analizat e mëtejshme dhe provat shkencore treguan se ngjarja ishte kriminale. Sipas hetimeve, pas një konflikti për motive të dobëta, 35-vjeçari Majlind Habibi dyshohet se e ka shtyrë viktimën nga ura dhe ai përfundoi në kanalin e ujërave të zeza dhe humbi jetën nga rrëzimi.

Operacioni policor, i koduar “Kontakti”, çoi në arrestimin e autorit të dyshuar. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Dyshimet dhe hetimet në vazhdim

Bazuar në dëshminë paraprake të autorit, dyshohet se konflikti ka nisur pasi ai pretendonte se viktima kishte ngacmuar bashkëshorten e tij. Pas zënkës, autori raportohet se e ka shtyrë viktimën nga ura, duke e hedhur në kanal. Megjithatë, motivet e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe Policia e Durrësit vijon hetimet për të sqaruar çdo rrethanë të ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Haga dha verdiktin, Kosova në protestë: Çfarë pritet tani për Thaçin dhe tre ish-krerët e UÇK-së?

25 vite për Hashim Thaçin, 25 për Jakup Krasniqin, 18 për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin....

Plagosja me armë në Durrës, reagon policia: 61-vjeçari qëlloi 52-vjeçarin, vijon kërkimi

Policia ka reaguar për plagosjen me armë zjarri të regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të...

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur...

Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës

Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur...