Gripi i shpendëve, Zbulohen vatra të reja në vend

Date:

Share post:

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmon praninë e gripit dhe se e ka nën kontroll situatën përmes monitorimeve të vazhdueshme. Ky infeksion, i cili ka përhapje globale dhe rëndësi të veçantë, është konfirmuar edhe në vendin tonë, ndërsa autoritetet po zbatojnë masa rigoroze për të parandaluar përhapjen e tij.
Sipas Ministrisë, Influenca Aviare, e cila transmetohet përmes kontaktit me shpendët mbartës, të egër dhe migratorë, si dhe nëpërmjet rrugëve ajrore, mund të parandalohet vetëm përmes masave të biosigurisë. Aktualisht, sëmundja është e pranishme në shumë vende të botës, të cilat po zbatojnë programe të ngjashme kontrolli dhe mbikëqyrjeje.

Që prej konfirmimit të rastit të parë, është aktivizuar Qendra Kombëtare e Krizës për Influencën Aviare, e cila koordinon veprimet ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, dhe Institutit të Shëndetit Publik. Deri më tani, janë identifikuar zona mbrojtjeje (3 km) dhe mbikëqyrjeje (10 km) në tre vatra: Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe, së fundmi, në Lagunën e Karavastasë.
Shërbimi Veterinar Rajonal ka ndërmarrë masa për monitorimin e shpendëve të butë dhe izolimin e infeksionit, duke bashkëpunuar me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura për monitorimin e faunës së egër. Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor kanë kryer teste për personat e kontaktit, të cilat deri më tani kanë rezultuar negative. Po ashtu, janë ndaluar lëvizjet e shpendëve të gjallë jashtë fermave në zonat e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes.

Thirrje për vigjilencë

Ministria ka bërë thirrje për vigjilencë të shtuar, duke theksuar se dy nga vatrat e konfirmuara kanë ndodhur tek shpendët e egër. Fermerët dhe qytetarët janë ftuar të raportojnë çdo dyshim në numrin e gjelbër 08003366 dhe të zbatojnë masat e biosigurisë, duke kufizuar ekspozimin e shpendëve në mjedise të hapura.
Këto masa synojnë uljen e riskut të përhapjes së virusit dhe mbrojtjen e shëndetit të shpendëve dhe njerëzve. Ministria nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve për të shmangur pasoja të mëtejshme nga kjo sëmundje me përhapje të gjerë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...