E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim në Durrës me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe komandantin e Forcës Detare, kundëradmiralin Adnand Agastra. Takimi kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, duke përfshirë operacionet detare.
Gjatë vizitës, delegacioni i përbashkët vizitoi Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (IMOC), ku u prezantuan kapacitetet dhe strategjitë e Shqipërisë për mbrojtjen e Detit Adriatik dhe Jon.





Kjo vizitë vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

©️zërionline


