E pushuan nga puna pas 20 vitesh, ish-banori i Big Brother VIP fiton gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit: Mezi pres të rikthehem…

Date:

Share post:

Tenori Armaldo Kllogjeri deklaroi se ka fituar gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit, që sipas tij e kishte pushuar padrejtësisht nga puna pas 20 vitesh karrierë, vetëm një muaj përpara se të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP.

Me anë të një videomesazhi, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri është shprehur se e tashmë mezi po pret të rikthehet dhe njëherë në skenën e TOB, aty ku do të këndojë dhe performojë dhe njëherë për publikun.

“Ju e dini që prej disa muajsh, unë kam hedhur në gjyq Teatrin e Operës dhe Baletit dhe kam thënë që për bukën e fëmijëve të mi, do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. Doja t’iu falënderoja nga zemra për mbështetjen dhe suportin që më keni dhënë. Jeni shumë të mirë. Por gjithashtu dua të ndaj me ju një lajm të gëzueshëm, që kam fituar gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit. Në fakt, me ish-drejtoreshën e Teatrit të Operës dhe Baletit, e cila e ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Tashmë lufta vazhdon për t’u rikthyer në Teatrin e Operës dhe Baletit, për të prekur skenën, për të kënduar dhe për të përformuar për ju, publik i dashur.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...