Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë-Krujë – Thumanë, pranë fshatit Derven, ku dy automjete u përplasën, duke lënë të plagosur tre persona. Automjeti tip Opel dhe një Mitsubishi me targa italiane u përfshinë në aksidentin që sipas hetimeve paraprake u shkaktua nga ndërprerja e rrugës nga mjeti tip Opel, po dhe shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte automjeti tjetër që drejtohej nga një grua.Si rezultat, drejtuesi i mjetit Opel dhe dy pasagjerë në makinën e tij mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje rrugore.
©️zërionline


