Arrestohet 41-vjeçari, shiste drogë afër Shkollave

Date:

Share post:

Elvis Babaliu u kap teksa po tentonte t’u shiste kanabis nxënësve të një shkolle 9-vjeçare. Operacioni policor i koduar “Cleaning”, i organizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, goditi një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në afërsi të shkollave të qytetit të Durrësit.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe vu në pranga shtetasi Elvis Babaliu, 41 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes së kanabisit. Gjatë kontrollit të kryer në flagrancë, i janë gjetur disa doza të lëndës narkotike, kanabis, të ndara për shitje.

Operacioni u realizua bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike afër shkollave. Në momentin e kapjes, Babaliu ishte i shoqëruar nga pesë nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të cilëve dyshohet se do t’u shiste lëndë narkotike.

Policia e Durrësit ka sekuestruar lëndën narkotike dhe ka dorëzuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...

Tragjedia në Elbasan/ Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh...

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...