Supermarketi “Diambe” përfshihet nga flakët, dyshimet

Date:

Share post:

Një supermarket në zonën e Plepave, Durrës, është djegur në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një prizë e mbingarkuar me pajisjet frigoriferike, e cila ka bërë masë elektrike.

Zjarri ka rënë rreth orës 04:00, sipas Repartit të Zjarrfikësve të Durrësit dhe ndërhyrja e menjëhershme ka bërë të mundur izolimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesën tjetër të qendrës tregtare.

Zjarrfikësit kanë përfunduar operacionin e tyre dhe janë larguar rreth dy orë më parë. Ndërkohë, grupi i ekspertëve po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fushë-Krujë/16-vjeçari humb jetën pas shkëputjes së ashensorit, arrestohen dy persona

Një 16-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një restorant në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, pas një aksidenti me...

Shqiptari humb kontrollin pas sherrit me gruan, tentoi të përplasë dy efektivët me makinë në Itali

Një shqiptar ka përfunduar në arrest shtëpie në Trento të Italisë, pasi tentoi të përplasë me makinë dy...

Bill Gates: Sulmet kibernetike me AI, rreziku më i madh

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se kërcënimi më i afërt nga inteligjenca artificiale nuk lidhet me...

Plagosi 36-vjeçarin turk në një lokal në Sauk, arrestohet në Greqi 19-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin në Greqi të një 19-vjeçari turk, i cili...