Xhamia e Ballies në Elbasan, “Ndërtesa e vitit 2025” për arkitekturën më të bukur fetare në botë

Date:

Share post:

Xhamia e Ballies në Elbasan, një monument me histori dhe arkitekturë të jashtëzakonshme, pasi u përzgjodh ndër pesë objektet e kultit më të bukura në botë, fitoi çmimin prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2025” nga ArchDaily. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa foto të saj, duke vënë në dukje rëndësinë dhe vlerën unike të këtij objekti për trashëgiminë kulturore dhe arkitektonike shqiptare.

E ndërtuar fillimisht në vitin 1608, kjo xhami ishte një nga ndërtesat më të bukura të kohës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve të saj. E shembur gjatë regjimit komunist, ajo u rindërtua në vitin 2022 me një dizajn inovativ që ndërthur arkitekturën moderne me elementët tradicionalë të besimit islam.

Hartuesit e projektit kanë arritur të krijojnë një hapësirë unike dhe frymëzuese, ku tradita dhe bashkëkohorja bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Ky vlerësim ndërkombëtar e bën Xhaminë e Ballies të vetmen godinë kulti në të gjithë Europën që arrin në pesëshen finale të këtij çmimi prestigjioz, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e arkitekturës botërore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shqiptari humb kontrollin pas sherrit me gruan, tentoi të përplasë dy efektivët me makinë në Itali

Një shqiptar ka përfunduar në arrest shtëpie në Trento të Italisë, pasi tentoi të përplasë me makinë dy...

Bill Gates: Sulmet kibernetike me AI, rreziku më i madh

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se kërcënimi më i afërt nga inteligjenca artificiale nuk lidhet me...

Plagosi 36-vjeçarin turk në një lokal në Sauk, arrestohet në Greqi 19-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin në Greqi të një 19-vjeçari turk, i cili...

Tronditet sërish Gjilani, vritet me armë zjarri një 29-vjeçar; dyshohet se autor është babai i tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kosovë, në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një...