U qëllua me armë zjarri në kokë, ndërron jetë në spital nëna e tre fëmijëve

Date:

Share post:


Pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Anila Ndoka Prendushi. Ajo u qëllua me pistoletë nga partneri i saj, i cili më pas vrau veten. Plumbi i kishte prekur një pjesë të trurit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ishte në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën. 

44 vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve, 20, 18 dhe 9 vjeç. Sipas informacioneve, çifti ishte konfliktuar disa herë me njëri-tjetrin gjatë dy javëve të fundit, para ngjarjes. Ndërsa më herët, gjatë pesë viteve bashkëjetesë, Kolë Manaj dhe Anila Prendushi postonin vazhdimisht në rrjetet sociale foto nga çastet që kalonin bashkë.

“Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”, është mbishkrimi krahas një postimi të çiftit në “TikTok”.

Anila prej vitesh punonte në një qendër për gratë që kanë rënë pre e dhunës së burrave.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Do të shiste pistoletën, pranga 29-vjeçarit në Kamëz

Një 29-vjeçar, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga GJKKO, për trafikimin e...

Elita e artit botëror/ Helidon Xhixha zgjidhet Akademik Nderi në Firence

Skulptorit shqiptar Helidon Xhixha i shtohet një tjetër vlerësim në rrugëtimin e tij ndërkombëtar. Artisti nga Durrësi është...

Humb jetën 45-vjeçari Devolli nga shpërthimi i makinës në Gjirokastër, u përdor eksploziv

Ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur edhe si Çilo, i cili mbeti...

Shpërthen në ecje ‘Benz’-i në Gjirokastër, dy persona të plagosur rëndë

Një automjet ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje përpara godinës së Prokurorisë së Gjirokastrës. Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje...