Banorët pa shtëpi prej pesë vitesh: “Jemi të harruar nga institucionet”  

Date:

Share post:

Pesë vjet pas shembjes së banesave të tyre për ndërtimin e një rruge të re, dhjetëra familje në Durrës ndihen të braktisura dhe të pashpresa, ndërsa presin përgjigje nga institucionet për strehimin e tyre.  

Banorët, të cilëve u ishte premtuar një apartament në lagjen e re në Spitallë, ndërtuar për të dëmtuarit nga tërmeti, thonë se ende nuk kanë marrë një zgjidhje. Një pjesë e tyre kanë marrë vetëm disa muaj bonus qiraje, ndërsa të tjerët nuk e kanë përfituar fare, duke u përballur me kushte të vështira jetese.  

“Kemi 5 vjet pa përgjigje.”  

Në një protestë të zhvilluar para bashkisë Durrës nga banorët e prekur, ata shprehën zhgënjimin për mungesën e një zgjidhjeje nga autoritetet.  

“Bashkia na thotë që jemi në rregull me dokumentet dhe na përcjell te FSHZH, te ASHK. Kanë kaluar pesë vite dhe ende nuk kemi një përgjigje. Banesat tona ishin në proces legalizimi dhe me një VKM na u tha se pas prishjes do të merrnim të njëjtën sipërfaqe banimi”, tha një prej protestuesve.  

Një tjetër banore tregoi për gjendjen e rënduar ekonomike të familjes së saj:  

“Prej pesë vitesh jetoj me qira. Jemi nëntë anëtarë, tre prej të cilëve të sëmurë. Kam gjashtë muaj që nuk e paguaj dot qiranë. Do na flakin në rrugë. Ku të shkoj me gjashtë fëmijë? Pronari po na nxjerr jashtë dhe nuk kemi asnjë përgjigje nga institucionet”.  

Ndërsa premtimet për një zgjidhje vazhdojnë të mbeten në letër, këto familje përballen çdo ditë me pasigurinë e një strehe, flakjen në rrugë dhe mungesën e një përgjigjeje konkrete se ç’do të bëhet me ta.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Do të shiste pistoletën, pranga 29-vjeçarit në Kamëz

Një 29-vjeçar, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga GJKKO, për trafikimin e...

Elita e artit botëror/ Helidon Xhixha zgjidhet Akademik Nderi në Firence

Skulptorit shqiptar Helidon Xhixha i shtohet një tjetër vlerësim në rrugëtimin e tij ndërkombëtar. Artisti nga Durrësi është...

Humb jetën 45-vjeçari Devolli nga shpërthimi i makinës në Gjirokastër, u përdor eksploziv

Ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur edhe si Çilo, i cili mbeti...

Shpërthen në ecje ‘Benz’-i në Gjirokastër, dy persona të plagosur rëndë

Një automjet ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje përpara godinës së Prokurorisë së Gjirokastrës. Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje...