Natën e 8 nëntorit 2010, një vajzë e re me emrin Jennifer Pan, i telefonoi policisë, në Ontario të Kanadasë, duke kërkuar ndihmë pasi njerëz të armatosur hynë në shtëpi, kërkuan para dhe qëlluan prindërit e saj. Ajo tha se grabitësit e lidhën dhe atë dhe më pas u larguan. Teksa ajo telefononte, i ati Huei Hann, dëgjohej në sfond duke bërtitur për ndihmë, ndërsa e ëma, Bich Ha, vdiq menjëherë. Ajo që ndodhi në të vërtetë atë natë i tronditi të gjithë dhe zbulimi i mëpasëm nxorri në dritë një krim brenda familjes i cili u shndërrua në dokumentar dhe 24 vjet më pas, historia me të gjithë të thënat e të pathënat e sa shfaqet në Netflix me titullin “Ccfarë bëri Xhenifer”. Dëshmi dhe prova të reja për të kuptuar shkakun e një pasoje fatale dhe për t’iu afruar të vërtetës.
“Ishin fanatikë, mbytës, nuk më linin të bëja asgjë”

Prindërit e Xheniferit kishin pritshmëri jashtëzakonisht të mëdha prej saj, sicc shpesh ndodh me prindërit. Ajo nisi të merrte mësime për piano në moshën katërvjeçare, si dhe mësime për patinazh artistik. Prindërit kishin shpresa që ajo të bëhej patinatore olimpike, derisa ajo çau një ligament në gju. Jennifer ndoqi një shkollë të mesme katolike, ku i binte dhe flautit. Prindërit e saj ndiqnin nga afër aktivitetet e saj jashtëshkollore. Asnjëherë nuk u lejua të dilte me shoqe dhe shokë kur ishte në shkollë të mesme apo shkonte në festa, për ta mbajtur larg së keqes. Edhe pse në moshën 22-vjeçare, ajo nuk kishte shkuar kurrë në një klub, nuk kishte pirë kurrë pije, nuk kishte vizituar kurrë shtëpinë e një shoqeje apo të kishte shkuar me pushime pa familjen e saj.
Çfarë bëri Xhenifer?
Në kohën e krimit, Jennifer jetonte me prindërit e saj. Për 10 vjet, ajo shmangu zhgënjimin e tyre duke i gënjyer për arritjet e saj, përfshirë pranimin në kolegj. Ajo u tha prindërve se po studionte për t’u bërë farmaciste dhe madje falsifikoi një diplomë. Një mik i saj nga shkolla e mesme, Daniel Wong, ishte një tregtar droge dhe kishte një precedent penal. Të dy u takuan, por prindërit e saj nuk e miratuan kurrë lidhjen e tyre dhe kur zbuluan se Jennifer kishte gënjyer për ndjekjen e kolegjit, ata u tërbuan dhe e ndaluan atë të kalonte kohë me Wong.
E zemëruar nga kufizimet e prindërve të saj dhe me shpresën për të trashëguar një pasuri prej 500,000 dollarësh e njëkohësisht për t’u çliruar nga tutela e prindërve të saj, Pan ndërmerr veprime drastike shokuese, duke i kërkuar Wong-ut ta ndihmojë atë të organizojë një plan për të vrarë prindërit e saj. Vrasja do të dukej si një grabitje e shkuar keq, ku ajo do luajte rolin e dëshmitares së pafuqishme. Tre vrasës (David Mylvaganam, Lenford Crawford dhe Eric Carty) hynë në shtëpinë e Pan, qëlluan për vdekje mamanë e saj dhe plagosën rëndë babain.
Hetuesit e policisë kuptuan se Jennifer kishte sajuar një varg gënjeshtrash. Kur babai i saj doli nga koma i tha policisë se vajza e tij dukej se i njihte njerëzit që hynë në shtëpinë e tyre.
Në intervistën e saj të tretë me policinë lokale, Jennifer më në fund rrëfeu se i kishte punësuar vrasësit dhe se kishte lënë hapur shtëpinë e saj për ta.
I ati Huei Hann Pan dëshmoi në gjyqin e vitit 2014. Në atë gjyq Jennifer u dënua me burgim të përjetshëm me mundësinë e lirimit me kusht pas 25 vitesh. Wong, Mylvaganam dhe Crawford gjithashtu u dënuan dhe morën të njëjtin dënim dhe mundësinë e provës. Çështja e Carty-t u hodh poshtë fillimisht, por në dhjetor 2015 ai u dënua me 18 vjet burg pasi u deklarua fajtor për komplot për të kryer vrasje, me mundësinë e lirimit me kusht pas 9 vjetësh. Ai vdiq në burg 3 vjet më vonë.
Përvec dënimit me burg, Jennifer u urdhërua nga gjykata që të mos kishte më kontakte me familjen e saj.
©zërionline


