Ari i lëngshëm, bandat e vajit të ullirit luftojnë për …

Date:

Share post:

Temperaturat e larta jonormale dhe thatësirat në Mesdhe po prishin kulturat e ullirit, duke e trefishuar tashmë çmimin e tij që nga periudha para pandemisë. Dhe kur ka kërkesë të arsyeshme me çmime të larta, krimi i rrugws, por dhe ai i organizuar e merr parasysh. Kjo tregon se çfarë po ndodh në vende si Spanja dhe Greqia, ku vaji i ullirit është kthyer në një produkt të çmuar për hajdutët e dyqaneve. Banda të organizuara në Spanjë janë aktivizuar në vjedhheb e vajit të ullirit nga supermarketet për ta shitur më pas në tregun e zi. Arsyeja? Në katër vitet e fundit, çmimi i “arit të lëngshëm” është trefishuar pothuajse. Një litër vaj ekstra i virgjër është rritur nga 5 euro ose më pak në 14 euro. Vaji i ullirit Për t’iu kundërvënë këtyre vjedhjeve, supermarketet kanë filluar të lidhin me zinxhirë dhe të mbyllin me dry shishet e vajit të ullirit dhe të vendosin etiketa sigurie mbi to. Pavarësisht se Spanja është prodhuesi më i madh në botë i vajit të ullirit, temperaturat në rritje dhe thatësirat po ndikojnë rëndë në prodhimin e ullirit, duke ulur në mënyrë dramatike vjeljen e tij dhe rritur çmimet. Sipas Financial Times, vaji i ullirit tani është kthyer në produktin më të zakonshëm të vjedhur në supermarketet spanjolle, i ndjekur nga proshuta iberike, djathrat dhe toni. Ndërkohë që vjedhja e pijeve alkoolike mbetet e përhapur në të gjithë Evropën, FT thekson se hajdutët spanjollë janë më “gustator”. Por mungesa e vajit të ullirit nuk kufizohet vetëm në Spanjë. Siç raportohet nga The Guardian, me rritjen e temperaturave, Greqia ka përjetuar gjithashtu vjedhje të ngjashme, ku hajdutët anashkalojnë bizhuteritë për të synuar me shpejtësi shtëpitë e njerëzve që prodhojnë dhe kanë shishe të vajit të ullirit. Bujqësia është një nga sektorët ekonomikë më të cenueshëm ndaj ngrohjes globale dhe efekteve të saj shkatërruese. A do të jetë uji burimi tjetër i artë për të vjedhur, ndërsa thatësirat bëhen më të rënda? Mafia e ujit mund të bëhet krimi tjetër i rradhës i organizuar që pritet të shfaqet në shekullin XXI. @zërionline *Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.
spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...