Plazh/ Pasi e përplasin me automjet e rrahin në grup

Date:

Share post:

Një aksident mes dy automjeteve në lagjen 13 të Durrësit ka përfunduar në një përleshje të dhunshme. Pas përplasjes, njëri nga drejtuesit e automjetit ka sulmuar fizikisht tjetrin duke i shkaktuar dëmtime. Në sherr janë përfshirë dhe persona të tjerë. Një automjet tip Audi me targa gjermane, ku ndodhej një familje shqiptare emigrante, është përplasur me një Volkswagen me targa shqiptare. Pas debatit mes drejtuesve të mjeteve, situata ka dalë jashtë kontrollit, kur një grup të rinjsh kanë ndërhyrë dhe kanë sulmuar shoferin e Audi-t.

Për shkak të dhunës, ai ka pësuar fraktura në hundë dhe plagë në vesh, duke u transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, me dëmtime që policia i cilëson të lehta. Ndërkohë, shoferi i Volkswagen-it është larguar nga vendngjarja pa mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa po shihen dhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar personat e përfshirë në këtë akt dhune.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...