Ja si ka votuar Diaspora/ Zëri i emigracionit në vendimmarrjen kombëtare

Date:

Share post:

Edhe vota e diasporës deri tani ka shkuar për PS-në.
Për herë të parë, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit shprehën zyrtarisht vullnetin e tyre në zgjedhjet parlamentare përmes votës së diasporës. Procesi i numërimit të zarfeve vijon, ndërkohë që janë hapur tashmë 40.74% e votave të ardhura nga jashtë, duke ofruar një panoramë të qartë të tendencave në këtë pjesë të rëndësishme të elektoratit.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste kryeson me 42,492 vota, që përbëjnë 53.97% të votave të numëruara deri më tani. Kjo mbështetje tregon një fushatë të fortë të socialistëve, po dhe më shumë lidhje me emigracionin shqiptar, i cili historikisht ka pasur ndikim të rëndësishëm në jetën politike të vendit.

Pas saj, Partia Demokratike renditet e dyta me 22,481 vota, që përfaqësojnë 28.55% të votave të diasporës. Ndërkohë që rezultatet ende nuk janë përfundimtare, ky është një tregues i qartë i ndarjes politike edhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit.

Interes i veçantë po i kushtohet edhe partive të reja dhe nismave qytetare që kanë fituar mbështetje domethënëse. “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë deri tani 6,670 vota (8.47%), ndërsa “Mundësia” ka siguruar 2,781 vota (3.53%) dhe “Lëvizja Bashkë” ka grumbulluar 2,067 vota (3.63%).

Ky angazhim i qytetarëve jashtë vendit është një sinjal i fortë për përfshirjen e diasporës në çështjet politike dhe zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Vota e tyre përbën jo vetëm një detyrim moral që shteti ka ndaj tyre, por edhe një kontribut konkret në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin. Procesi i mëtejshëm i numërimit do të tregojë se si diaspora do të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe në përfaqësimin parlamentar që do të formësojë legjislaturën e re.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...

“Ambasadori i SHBA-së refuzoi një mbledhje në Boston se priten ngjarje në Shqipëri, Azem Hajdari apo…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë

Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag...

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...