Vota preferenciale në Durrës/ Kush janë më të votuarit deri tani

Date:

Share post:

Ndërsa vazhdon procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit, të dhënat paraprake nga 252 qendra votimi të numëruara nga 493 gjithsej, tregojnë një garë të ngushtë për votat preferenciale, veçanërisht mes kandidatëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Nga radhët e Partisë Socialiste, Arkend Balla udhëheq bindshëm me rreth 10 mijë vota preferenciale, duke u pozicionuar si kandidati më i votuar deri më tani në qark. Pas tij renditet Ani Dyrmishi me 6,100 vota, ndjekur nga Ilir Ndraxhi me 3,645, Gentian Hilla me 3,175, Etleva Budini me 1,710 dhe Dorina Laçi me 1,695 vota.

Në kampin demokrat, gara është më e ngushtë. 

Arian Ndoja kryeson me 4,840 vota, shumë pranë ndjek Aulon Kalaja me 4,551. Emri Vata ka grumbulluar 2,800 vota, Andia Ulliri 2,540, Ndrec Pjetri 2,520, Skënder Dika 2,255 dhe Edlira Harizi 1,725 vota.

Këto shifra tregojnë qartë rëndësinë e votës preferenciale në përcaktimin e përfaqësuesve të ardhshëm të Durrësit në Kuvend. 

Rezultatet përfundimtare do të përcaktohen pas numërimit të plotë të të gjitha qendrave të votimit, por një gjë është e sigurt, qytetarët kanë shprehur kështu dhe preferencat e tyre për emrat konkretë, brenda logove të partive.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Humb jetën 50-vjeçari në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor,...

Raporti/ UNICEF: 1 në 4 fëmijë në shqipëri në kushte varfërie! 47.5% të mitur disiplinim të dhunshëm nga kujdestarët

Në Shqipëri, 26.6% e fëmijëve janë të rrezikuar nga varfëria. Në raportin e UNICEF thuhet se 40.5% e...

Hoteli me pushues/ Sekuestrohet Central Park Premium dhe një objekt tjetër në Ksamil, u ndërtuan pa leje

Dy objekte paleje të ndërtuara si godina hotelerie janë sekuestruar në Ksamil ndërsa ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest...

Gazetarja e Durrësit denoncon presionin policor, reagon Unioni i Gazetarëve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Dega Durrës, ka reaguar pas denoncimit të gazetares së Syri TV, Albana Aliaj, për...