Gruaja humb jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale, procedim penal ndaj mjekut në Durrës

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një grua 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private. Viktima është identifikuar si Valbona Xha, banuese në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë vendore, ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj mjekut 59-vjeçar Ilir Shani, me akuzën e “neglizhencës në trajtimin mjekësor”. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Durrësit nga specialistët për hetimin e krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Mjeku, i cili ushtron prej vitesh profesionin në qytetin bregdetar, po hetohet lidhur me rrethanat që çuan në humbjen e jetës së pacientes pak orë pas operacionit. Sipas legjislacionit penal shqiptar, në rastet kur neglizhenca mjekësore shkakton vdekjen e një personi, parashikohet dënim me burgim deri në 2 vjet.
Ngjarja ka ngjallur shqetësim te familjarët e viktimës dhe në opinionin publik, ndërsa organet kompetente vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...