Ndahet nga jeta Artan Lame, ish-kreu i ALUIZNI-it

Date:

Share post:

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame.Mësohet se Lame ndërroi jetë në Gjermani  ku po kurohej pas një ishemie që pësoi disa muaj më parë. Po aty, në një spital në Mynih, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në zemër nga e cila nuk mundi të mbijetojë. Lame drejtoi për gjashtë vite, nga viti 2013-2019 Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale. Më pas, mbajti postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. 

I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame ka mbajtur dhe poste të tjera të rëndësishme si Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...