Mjeku nën hetim për vdekjen e pacientes reagon: “Ngjarje e dhimbshme, do bashkëpunoj me drejtësinë”

Date:

Share post:

Mjeku Ilir Shani, i cili ndodhet nën hetim në gjendje të lirë për dyshime mbi neglizhencë në trajtimin mjekësor të pacientes Valbona Xha (Zejno), ka reaguar për herë të parë publikisht pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik.

Në një reagim, Shani shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e 54-vjeçares, e cila ndërroi jetë një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale për ngushtim stomaku, të realizuar më 20 maj 2025.

“Në emër të stafit mjekësor dhe personalisht, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës V.Xha. Kjo humbje është thellësisht e dhimbshme për të gjithë ne”, u shpreh mjeku, duke theksuar se pacientja ishte një e njohur e afërt për të cilën kishte respekt të veçantë.

Shani sqaroi se ndërhyrja kirurgjikale u krye me sukses dhe se pacientja, pas operacionit, u transferua në pavijon në gjendje të mirë shëndetësore, pa shqetësime dhe me parametra jetësorë normale. Sipas tij, situata ndryshoi në orët e para të mëngjesit të 21 majit, kur pacientja pësoi një arrest kardiak të menjëhershëm, si pasojë e një infarkti akut masiv.

“Ndihma mjekësore u ofrua menjëherë, por goditja rezultoi fatale dhe përpjekjet për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses”, shtoi mjeku, duke nënvizuar se është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht me organet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Prokuroria ka nisur hetimet për rastin, ndërsa pritet edhe një ekspertizë e hollësishme mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë apo komplikacione të paparashikuara pas ndërhyrjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...