Një megaoperacion është zhvilluar natën e kaluar në Durrës.
Forca të shumta të policisë së Durrësit dhe forcat RENEA kanë bërë shoqërime të shumta dhe disa arrestime.
Ndërhyrjet policore u fokusuan në Shijak, Sukth dhe Durrës. Burime nga policia e Durrësit thonë se janë ndaluar një numër i madh personash. Në orën 10.00, Drejtoria e Policisë Vendore Durrës do të dalë në një konferencë për shtyp.
©️zërionline


