“Vota, malli që shitet pa licensë”

Date:

Share post:

“Vota: i vetmi mall që shitet pa licensë.”

Kështu shkruante Mark Twain, mjeshtri i satirës amerikane, në një prej thënieve të mbledhura në librin “More Maxims of Mark” nga Merle Johnson, botuar në vitin 1927.

Me një stil thumbues dhe ironik që sfidonte hipokrizinë e kohës, Twain e shihte sistemin politik amerikan si një treg ku ideali i demokracisë shpesh zëvendësohej nga pazarllëqet, interesat dhe korrupsioni. Vota, sipas tij, nuk ishte më një instrument i qytetarit për të sjellë ndryshimin, por një mall që mund të blihej e shitej, shpesh pa asnjë kontroll apo ndërgjegje.

Kjo maksimë, edhe pse shkruar më shumë se një shekull më parë, mbetet aktuale sot, në një kohë kur shitblerja e votës dhe manipulimi elektoral janë sfida të një demokracie që shpesh duket më shumë formale sesa reale.

Fotografia e shoqëruar me këtë thënie shtëpia-muze e Mark Twain në Hartford, Connecticut, është vendi ku autori shkroi disa nga veprat e tij më të njohura dhe ku, pa dyshim, lindi edhe kjo ironi therëse ndaj realitetit politik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Homazhe dhe protestë në heshtje para Bashkisë, Nesër protestohet sërish

Një grup banorësh të lagjes 15 në Durrës, të zonës ku ndodhi edhe aksidenti tragjik, janë mbledhur mbrëmjen...

I ati i vrau të ëmën, ai e goditi dhe e la të vdekur/ Gjykata e Sarandës e dënon me 3 vite burg

Policia e Sarandës ka bërë sot ekzekutimin e vendimit duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj 43 vjeç banor i...

“Makina përfundoi në trotuar”/ Zbardhet dëshmia e shoferit që në gjendje të dehur përplasi për vdekje fëmijët

Gjykata e Durrësit ka lënë arrest në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi i cili në gjendje të hequr përplasi...

Kur dhembja kthehet në spektakël

Vali Qyrfyçi Nuk i shpëtova, as këtë mëngjes herët, zakonit të kontrollit të celularit sa hap sytë. Tre mesazhe...