Trump nxit debat për ndryshim regjimi në Iran, Netanyahu: Jemi pranë fitores

Date:

Share post:

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndezur polemika të reja ndërkombëtare me deklaratat e tij pas sulmeve të fundit ajrore kundër Iranit, të ndërmarra në bashkëpunim me Izraelin. Në një seri postimesh në rrjetin e tij “Truth”, Trump e cilësoi sulmin e së dielës si “mbresëlënës” dhe la të kuptohet se Uashingtoni mund të mos kufizohet më vetëm në objektiva ushtarake.

“Nuk është politikisht korrekte të përdor termin ‘ndryshim regjimi’, por nëse regjimi aktual i Iranit nuk është i aftë ta bëjë Iranin sërish madhështor, pse të mos ketë ndryshim regjimi?”, shkroi Trump, duke sinjalizuar një ndryshim të qëndrimit amerikan nga ai që shprehu më herët Sekretari i Mbrojtjes, Pit Hegseth, i cili tha se sulmet kishin si qëllim shkatërrimin e kapaciteteve bërthamore, jo ndryshimin e regjimit.

Këto deklarata u interpretuan si një dritë jeshile për opozitën iraniane në mërgim, që ka kërkuar prej kohësh më shumë përfshirje ndërkombëtare në përmbysjen e regjimit në Teheran.

Nga ana tjetër, ministri iranian i Mbrojtjes reagoi duke thënë se Irani nuk është i panjohur me sulme të tilla dhe se “këto krime nuk janë të reja, i kemi përjetuar edhe gjatë luftës me Irakun të mbështetur nga SHBA dhe gjithmonë kemi dhënë përgjigje me vendosmëri”.

Ndërkohë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se sulmet kanë sjellë Izraelin shumë pranë realizimit të objektivave strategjike ndaj Iranit. “Po afrohemi me shpejtësi drejt shkatërrimit të kapaciteteve bërthamore dhe raketore të regjimit iranian, që përbëjnë kërcënim ekzistencial për ne”, u shpreh Netanyahu, duke shtuar se nuk do të ketë nxitim në mbylljen e operacioneve.

Situata është bërë temë e debatit të ashpër edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku përfaqësuesit e Iranit dhe Rusisë kanë kundërshtuar ashpër ndërhyrjen ushtarake të SHBA dhe Izraelit, ndërsa këta të fundit e kanë mbrojtur si një veprim të nevojshëm për mbrojtjen e sigurisë globale.

Ndërkohë, tensionet mbeten të larta, ndërsa bota pret të shohë nëse ky përshkallëzim do të çojë drejt një lufte më të gjerë rajonale apo një ndryshimi historik në strukturën e pushtetit në Iran.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...